Shpërthim me tritol në Shkodër

Një sasi lënde shpërthyese është vendosur në pjesën e jashtme të një garazhi në Shkodër.Policia thotë se garazhi është në pronësi të një 52-vjeçari, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar si pasojë e shpërthimit. Autoritetet po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.