‘Shpërthen’ Lefter Koka: Jam në burg për shkak të Ilir Metës dhe fallxhores së tij! Nuk i njoh pronarët e inceneratorëve, Klodian Braho fshehu 40 fashikuj hetimor

Ish ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ka folur sot në Gjykatën e Posaçme, për akuzat e SPAK-ut për inceneratorët. Koka ka bërë disa deklarata të forta, të
Lefter Koka tha se ishte në burg vetëm për shkak të Ilir Metës dhe fallxhores së tij, duke iu referuar Monika Kryemadhit.

Ish ministri tha se nuk i njeh pronarët e inceneratorëve, ndërsa shtoi se akuza ka fshehur 40 fashikuj hetimorë, në të cilët gjenden prova për pafajësinë e tij.
Koka e ka konsideruar akuzën e prokurorit Klodian Braho një mutacion të kallëzimit të LSI-së.

Pjesë nga fjala e Lefter Kokës në gjykatë: Një e vërtetë e thënë përgjysëm është e pavërtetë. Prokuroria u bazua tek kallëzimi LSI dhe për 2 vite nuk më mori në pyetje asnjëherë.

Unë si ministër, Sekretari përgjithshëm dhe Komisioni kemi zbatuar me përpikmëri ligjin. Bëmë punën më të mirë dhe shërbyem me devotshmëri.
Është kohë e vështirë që kërkon burra e burrni, unë si kam borxh askujt t’a paguaj me lirinë time! Akuza e prokurorisë është idiote! Kam hyrë në politikë si
biznesmen dhe s`më bëri politika biznesmen. Po kthehemi 45 vite para në proçeset e stisura të sistemit komunist.

Eshtë një alarm jo vetëm për mua, por për të gjithë shoqërine. Ky proçes është i manipuluar fund e krye, besoj se e vërteta do të triumfojë. Nuk ekziston asnjë kontakt ose njohje me pronarët e inceneratorëve, ato nuk i solla unë por erdhën si propozim nga bota e biznesit. Prokurori devijoi hetimet dhe fraksionoi dosjen për të mos zbuluar të vërtetën. Drejtësia herët sesa vonë do të shërbejë për konsolidimin e mëtejshëm të reformës në drejtësi. Prokurori fshehu 40 fashikuj hetimor ku gjenden provat për pafajësinë time. Më janë vënë në dispozicion nga gjykata 1 javë më parë. Akuza pësoi mutacione për t’i
qëndruar besnike kallëzimit të LSI. Kurrë nuk i kam futur dorën në xhep dikujt”.