Shpërthen bombola e gazit në Tiranë, detajet e para


Një shpërthim ka ndodhur para pak minutash në zonën  e Komunës së Parisit. Burime bëjnë  me dije se shpërthimi ka ndodhur në kat të 9 të një banese, paraprakisht dyshohet se ka qenë bombul gazi.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 12.04.2023, në Selitë, në rrugën “Ibrahim Dervishi”, në katin e 9-të të një pallati, në banesën me qira të shtetases L. K., dyshohet se ka shpërthyer një bombul gazi. Si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.