Shpërthen bombola e gazit në Laç, çifti i bashkëshortëve dërgohet në spital
- 27 November, 2023
LAÇ- Një bombol gazi ka shpërthyer në qytetin e Laçit dhe për pasojë është plagosur një çifti. Ngjarja ka ndodhur ne mëngjesin e kësaj të hëne në lagjen nr.1 të qytetit.
Nga shpërthimi i bombolës së gazit e zonja e shtëpisë ka djegie në 50 % të trupit dhe është dërguar në gjendje të rendë në spitalin e djegieve në kryeqytet.
Djegie të lehta ka pësuar edhe kryefamiljari, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ