Shpërndanin drogë në Durrës e Sukth/ Gjykata lë në burg 7 të arrestuarit, një me detyrim paraqitje

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg 7 të arrestuarit pak ditë më parë për drogë ndërsa detyrim paraqitje ka vendosur për Kristel Ballën. Në kuadër të operacionit “Foremost” dhe “Last Deal” u arrestuan shtetasit Tani dhe Goni Muça, Alban Vela, Amonali Halili, Ergi Curri, Kristel Balla, Gentian Gonesha, Stivens Bulku.

Gjatë operacionit të koduar “Last deal”, u arrestuan 4 shtetas që vepronin si grup kriminal për shpërndarjen e drogave të forta në qytetin e Durrësit. Gjithashtu u sekuestruan një pako kokainë, dhjetëra doza kokainë, peshore elektronike, shuma parash të përftuara nga shitja e drogës si edhe dy automjete.

Ndërsa në kuadër të operacionit të koduar “Foremost”, u arrestuan 4 shtetas që vepronin si grup kriminal për shpërndarjen e drogave të forta në zonën e Sukthit.