‘Fluturoi’ me shpejtësi ‘skëterrë’ nga rruga e Kosovarëve e përfundoi te diga e Liqenit, arrestohet 26-vjeçari

Policia e Tiranës ka arritur të lokalizojë dhe të shoqërojë shtetasin Eldi Allushi, i cili në orët e para të mëngjesit ditën e sotme u përfshi në një aksident automobilistik.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 15:00 të ditës së sotme, Policia e Qarkullimit Rrugor Tiranë ka arritur të lokalizojë dhe shoqërojë në komisariat shtetasin E. A., pronar i automjetit BMW X6, i cili mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:15, është përplasur në bordurën mbrojtëse në skarpatin e digës së Liqenit Artificial.

Pronari i mjetit do t’i nënshtrohet verifikimeve dhe hetimeve të mëtejshme mbi rastin.