Shoqërohet në polici drejtori i Ujësjellësit së Shkodrës, Arvit Bushati


Arvit Bushati drejtori i ujësjellësit ne Shkodër është shoqëruar në ambientet e policisë ne Shkodër. Ai ka qenë në një nga lokalet e qytetit kur është marre nga patrulla e policisë drejt komisariatit. Nuk dihen ende arsyet e shoqërimit të tij në policinë Shkodër.

Policia e Shkodrës bën me dije se ai është thirrur në polici për të bërë një deklarate, por pa saktësuar për çfarë çështjeje.

Arvit Bushati u shpall në kërkim një ditë para zgjedhjeve të 14 majit, por u lirua nga kërkimi policor pas ndalimit të punonjësve të bashkisë të cilët u arrestuan duke shpërndarë 50 pako ushqimesh të zgjedhjeve lokale për të blerë vota për Bardh Spahinë. Nuk dihet ende nëse ndalimi i Bushatit ka lidhje me këtë çështje.