Shoqërohet bashkëpunëtori i Habib Rexhës

 

Policia e Kavajës ka shoqëruar edhe një person tjetër i cili dyshohet se ndihmoi Habib Rexhën për të kryer ekzekutimin e Arjan Gosës në 21 maj.

Mësohet se në komisariat është shoqëruar Ervis Kurti, shok i Rexhës me të cilin është larguar nga Durrësit në drejtim të Kukësit.

Sipas dëshmisë së Rexhës, ai ka qenë me të në makinë kur ka bërë atentatin. Ndërsa ka qenë pikërisht ky person që e ka dërguar në Durrës e në Kukës.