Shoferi 18-vjeçar ‘fluturon’ me makinë të moshuarin në vijat e bardha në Berat

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në qendër të qytetit të Beratit, disa metra larg Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.

Një 70-vjeçar,që po qarkullonte me biçikletë në vijat e bardha, është përplasur dhe hedhur në ajër nga një automjet tip Benz Mercedes me targa AB 586 BD, që drejtohej nga një 18-vjeçar.

Pas përplasjes, i moshuari Muharrem Kadëna, 70-vjeç, ka rënë pa ndjenja në rrugë dhe është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat.