Shkrumbohet stalla në Korçë! Digjen 35 derra, policia sekuestron kamerat e sigurisë

Shkrumbohet një stallë në afërsi të ish- fushës së mbetjeve urbane të qytetit të Korçës.

Gjithçka ka ndodhur mëngjesin e sotëm dhe nga flakët janë djegur brenda stalles 35 derra.

Daniel Frashëri pronari i stalles tregon se në momentin e zjarrit nuk ka qënë aty por është lajmëruar nga të tjerët.

Ai tha se nuk ka konflikt me persona të tjerë për shkak të biznesit që ka dy vite që e ka ngritur ndërsa pret ekspertizën e shërbimit zjarrfikës dhe policisë.

Policia është duke hetuar për shkaqet e këtij zjarri ndërkohë që ka sekuestruar pamjet e një kamera që ndodhet në afërsi të stallave.