Shkrumbohet nga flakët mobilieria në aksin Fushë Krujë–Vorë/ Detajet e para
- 7 October, 2023
Një magazinë mobilierie është përfshirë nga flakët në aksin Fushë Krujë – Vorë në afërsi të urës së Gjolës, në pronësi Endrit Hushit.
Mësohet se flakët kanë përfshirë vetëm magazinën dhe jo dyqanin e mobilierisë. Paraprakisht mësohet se nga flakët janë shkrumbuar një sasi mobiliesh, të cilat kapnin vlerën e rreth 10 milionë lekëve.
Shkak i zjarrit sipas repartit zjarrfikës dyshohet të ketë qenë një luhatja e energjisë elektrik.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ