Shkrumbohet banesa në Burrel, katër anëtarët e familjes në qiell të hapur, apel për ndihmë
Një banesë u shkrumbua plotësisht mëngjesin e kësaj të shtune në lagjen e re të qytetit të Burrelit. Flakët dogjën gjithçka kishte brenda në banesë me gjithë ndërhyrjen e shpejtë të bërë nga shërbimi Zjarrfikës i Bashkisë së Matit.
Gazetari bën me dije se familjarët tregojnë se flakët kanë nisur nga çatia e cila për shkak se ishte me konstrukt druri, janë përhapur me shpejtësi në të gjithë banesën. Në momentin e rënies së zjarrit një nga vajzat e familjes ka qenë në gjumë, ndërsa është shpëtuar nga xhaxhai i saj.Trëndafile Frisku thotë se ajo vetë nuk ishte në banesë në momentin e rënies së zjarrit, ndërsa kur ka ardhur ka parë që gjithçka kishte brenda ishte shkrumbuar totalisht.