Shkoi për të prerë dru por e zuri bora, gjendet pa shenja jete 27-vjeçari Ajet Lleshi

Është gjetur i pajetë i riu nga Hasi i cili kishte humbur kontaktet me familjen e tij për më shumë se katër ditë.

Viktima i identifikuar si Ajet Lleshi., 27 vjeç, banues në fshatin Kishaj ishte larguar nga banesa në mëngjes, për të prerë dru, në pyll.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë nisur kërkimet në zonë, në bashkëpunim me Emergjencat Civile dhe banorë të fshatit, për gjetjen e shtetasit Ajet Lleshi, por fatkeqësisht u gjet trupi i tij i pajetë pas më shumë se katër ditë kërkimesh.