Shkodër/ Zbulohet një call center që mashtronte qytetarët, arrestohet drejtuesi dhe menaxherja
- 21 December, 2023
Është zbuluar një subjekt i përshtatur si call center në Shkodër që mashtronte qytetarët përmes telefonatave, të investonin në tregje fiktive.
Në kuadër të operacionit “Skuadra”, u bë i mundur kontrolli në këtë call center në rrugën“Daut Boriçi” dhe u arrestua drejtuesi i operatorëve, shtetasi K.G., 32 vjeç nga Shkodra dhe menaxherja e përgjithshme E. E. 39 vjeçe nga Tirana.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ