Policia e Shkodrës ka vënë në pranga 32 vjeçarin Dedë Nikaj. Nikaj është i dyshuari kryesor i bluve për vendosjen e eksplozivit në shtëpinë e oficerit të policisë Prelë Milani dhe në atë të Zef Bungajës, ngjarje të ndodhura më 4 janar 2020. Mbi 32 vjeçarin rëndojnë dy akuza. Ajo e shkatërrimit të pronës me eksploziv dhe “mbajtja pa leje e armëve luftarake, shpërthyese”. Vepra për të cilat Gjykata e Shkodrës e ka dënuar me burgim.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ