Shkodër/ Të shtëna me armë zjarri, vritet një person
Të shtënat janë regjistruar në lagjen ‘Skëndërbej’ në Shkodër, pranë varrezave katolike.
Mësohet se një person ka mbetur viktimë. Si pasojë, raportohet se ka ndërruar jetë shtetasi, Petrit Vuksani.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 12:15, në lagjen “Tom Kola”, në rrethana ende të paqarta, në banesë, është vrarë me armë zjarri shtetasi P. V., 51 vjeç.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Janë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrohet kontroll në zonë për kapjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për sigurimin e çdo prove, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.