Shkodër/ Shpërthim me tritol në një lokal

Nje sasi tritoli ka shperthyer ne nje lokal ne Shkoder.

Mësohet se lënda eksplozive është vendosur nga persona të paidentifikuar. Deri më tani raportohet se si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale pasi në momentin që ka ndodhur ngjarja, lokali ka qenë i mbyllur.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 05:50 të mëngjesit të sotëm, shtetasi F. K., 65 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, ka njoftuar se kur ka shkuar për të hapur biznesin e tij (bar-kafe), ka konstatuar të thyer xhamin e derës të këtij biznesi.

Nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor, dyshohet se para derës së këtij lokali, është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse (amonit malor i prodhuar në mënyrë artizanale).

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon punën në vendngjarje me qëllim zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve.