Shkodër/ Konflikt me thika, 3 persona të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak çaste më parë në Shkodër.

Bëhet fjalë për një plagosje me thikë. Ngjarja ka ndodhur te Poliklinika e qytetit në lagjen Qemal Stafa ku gjatë një konflikti , një shtetas ka dëmtuar me thikë tre shtetas të tjerë të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.

Policia ka identifikuar autorin dhe eshte vene ne ndjekej te tij.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 12:30, në lagjen “Qemal Stafa”, në rrethana ende të paqarta, shtetasi A. H., rreth 18 vjeç ka dëmtuar me mjet prerës 3 bashkëmoshatarë të tij të cilët po marrin asistencën mjekësore në spital.

Shërbimet e Policisë janë vënë të ndjekje të autorit dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë, me qëllim kapjen e tij.

Gjithashtu, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.