Shkodër/ Kërkohej për tentativë për vrasje, policia arreston 29-vjeçarin

Policia e Shkodrës ka ndaluar një 29-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim, pasi ka tentuar të vriste me armë zjarri një shtetas, pas një konflikti të çastit, në vitin 2020.

 

DVP Shkodër

Ndalohet një 29-vjeçar i shpallur në kërkim, që tentoi të vriste me armë zjarri, një shtetas, pas një konflikti të çastit, në vitin 2020.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”, për shtetasin:

-B. K.(G.), 29 vjeç, banues në lagjen “Guerrile”, Shkodër.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi në muajin gusht të vitit 2020, pas një konflikti të çastit, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin S. B. Si pasojë e të shtënave është plagosur lehtë shtetasi D. Q., kalimtar i rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Check Also

Zbulohen “shtëpia e barit” në Spanjë, në pranga dy shqiptare e pëson dhe çifti vendas, u zbuluan nga…

Garda Civile e Spanjës, ka arrestuar katër persona, dy me kombësi shqiptare dhe dy spanjollë, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *