Shkodër/ Hajdutet bastisin shkollën 9-vjeçare Ismail Qemali

Shkolla 9 vjeçare Ismail Qemali në qytetin e Shkodrës është vjedhur gjatë natës.

Në ambientet e shkollës kanë shkuar forcat e policisë për të vlerësuar vjedhjen dhe për të hetuar ngjarjen.

Mësohet se hajdutët kanë tentuar të futen edhe në sallën e kodimit për të vjedhur sende të tjera me vlerë, por nuk kanë arritur të hyjnë pasi dera ka qenë e blinduar.