Shkodër/ Detaje nga shpërthimi,deklaron pronari i lokalit në polici

Gazetari Simon Shkreli raporton se policia ende nuk ka asnjë pistë hetimi lidhur me ngjarjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit në Shkodër, ku iu vendos një sasi lënde plasëse një lokali.

Nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar por janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Gazetari raporton se pronari i lokalit, pasi ka dëgjuar shpërthimin, ka dalë jashtë nga banesa që ka në katin e tretë sipër lokalit. Në fillim ka menduar se mund të ketë qenë ndonjë përplasje makinash në rrugën kryesore por më pas është kthyer sërish për të fjetur.

Më pas, kur ka shkuar për të hapur lokalin ka vënë re dëmet përpara lokalit. Shkreli raporton se nuk ka ende një pistë hetimi pasi pronari nuk njihet si një person problematik. Ai thotë se edhe vetë pronari ka shprehur habi pasi ka theksuar se nuk ka asnjë konflikt me askënd