Shkelmat e grushtet degradojnë në sherr me thika, disa të plagosur te “Uji i Ftohtë” (EMRI)

Një konflikt ka ndodhur pak momente më parë në zonën e “Ujit të Ftohtë”.

Mësohet se disa persona janë përfshirë në një përleshje pranë vendit të quajtur Rrapi, në Ujin e Ftohtë, në ambientet e një hoteli.

Burime konfirmojnë për disa të plagosur, me një prej tyre të identifikuar si Gazmend Vreshtazi.

Ata janë konfliktuar me shkelma, grushta dhe sende të forta. Konflikti ka degjeneruar deri në përdorimin e thikës.

Policia ka arritur të shoqërojë të paktën 4 persona në Komisariat, të cilët dyshohet se janë përfshirë ose kanë dijeni për ngjarjen e rëndë.