Shkatërrohet banda kriminale në Spanjë/ Arrestohen 12 shqiptarë dhe 1 spanjoll
Policia Spanjolle ka çmontuar një organizatë kriminale me bazë në Benidorm, që merrej me kultivimin e marijuanës në provincën e Alicante dhe që më pas shpërndahej në të gjithë Europën.
Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan 13 anëtarë të kësaj bande, 10 burra dhe 3 gra, 12 me kombësi shqiptare dhe 1 spanjolle.
Informacioni i dhënë nga kompania elektrike tregonte konsum të tepërt të energjisë elektrike me humbje në rrjet nga ndërtesa dhe shtëpi të ndryshme industriale në qytetin e Benidorm të Alicante.
Për këtë arsye, agjentët nisën një hetim për zbardhjen e këtij konsumi të tepruar që në përgjithësi tenton të zbulojë instalime elektrike mashtruese ose të paligjshme që furnizojnë me energji elektrike kulturat e marijuanës në ambiente të mbyllura, siç u zbulua më vonë nga hetimi. U verifikua se kultivimi i kanabisit nga ky grup bëhej nbë banesa dhe disa magazina të ndryshme industriale të vendosura në qytetet Benidorm, La Nucía, El Albir dhe Almoradí.
Në kontrollet e kryera u sekuestruan 1490 bimë narkotike, 350 gramë sytha marihuane, 7000 euro cash, tre automjete të përdorura nga të arrestuarit për transportin e drogës, mes të cilëve një kamion i vogël, një jet ski dhe mjete të shumta për kultivimin dhe trajtimin e këtyre lëndëve narkotike. Ndërkohë, moshat e të arrestuarve janë nga 18 deri në 51 vjeç. Tashmë të arrestuarit ndodhen në paraburgim, në pritje të masës së sigurisë.