Shkarkohet drejtori i burgut të Drenovës dhe shefi i policisë, arsyeja … Laert Haxhiu

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka vendosur të shkarkojë nga detyra drejtorin e burgut të Drenovës, Fatjon Fasho.

Vendimi për shkarkimin mendohet të jetë marrë pas gjetjes së telefonave celular në qelinë e të dënuarit Laert Haxhiu, gjatë një kontrolli të befasishëm të kryer pak ditë më parë.

Drejtori Fasho është shprehur se nuk është njoftuar zyrtarisht për shkarkimin, duke shtuar se lajmin e ka mësuar nga mediat ndërsa në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Drenovë nuk ka mbërritur ende asnjë shkresë zyrtare.

Së bashku me Fashon është shkarkuar edhe Sokol Kacoli, shefi i policisë së burgut.

Shkarkimet pritet të zyrtarizohen në ditët në vijim, ndërsa situata në burgun e Drenovës mbetet në vëzhgim të fortë nga strukturat qëndrore.