Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi shitën 60 bileta të falsifikuara për ndeshjen e djeshme Shqipëri-Çeki. Albano Osmani dhe Sokol Arapi i kanë shitur biletat me çmime deri në 400 euro. Policia bëri të mundur kapjen e tyre pasi disa tifozë krijuan probleme teknike teksa prisnin të ndiqnin ndeshjen.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ