Shisnin bizhu të kontrabanduara/ Procedohen pronarët e argjendarive tek Medreseja

Një ditë më parë, Sektori Kundër Krimit Ekonimik në DVP Tiranë ka proceduar penalisht pronarët e 7 argjendarive në kryeqytet. Ata shisnin bizhu të kontrabanduara.
Bëhet fjalë për aregjndari “Spahiu”, “Gold Jewlary”, “Indriti” “Prestige”, “Nobel”, etj.

Procedimi i këtyre shtetasve është bërë pasi në subjektet e tyre tregtonin produktin bizhuteri “Pandora”, te cilat nuk i justifikonin me fatura doganore dhe tatimore, dhe te dyshuara kontrabandë, nderkohe qe keto subjekte nuk kane te drejte te tregtojne bizhuteri te markes “Pandora” pasi eshte marke e mbrojtur. Tregetonin produktin bizhuteri pandora pa patur patenten dhe markën nga autoritetet Shqiptare të cilat i futnin kontrabandë nga Turqia ne Shqipëri.