Shijak/U kapën 2 persona teksa vidhnin në një fabrikë

Dy persona janë vënë në pranga nga policia Durrës pasi u kapën në flagrancë teksa tentonin të vidhnin një fabrikë në Shijak, të arrestuarit dyshohen për disa vjedhje të kryera dy muajt e fundit.

Të arrestuarit të dyshuar për disa vjedhjeve në fabrika të ndryshme në zonën e Shijakut, u kapen në flagrancë nga uniformat blu gjatë tentativës për të vjedhur në një objektin e ish-radiostacionit e Shijakut.

Për pasojë në prangat e policisë Durrës kanë rënë E. B., 23 vjeç dhe I. Sh., 43 vjeç, të dy banues në Tiranë. Nga veprimet hetimore të deritanishme dyshohet se dy personat, së bashku me J. R., të arrestuar nga Policia e Tiranës, më 12.04.2023, kanë bashkëpunuar për kryerjen e 3 vjedhjeve të tjera, gjatë muajve shkurt dhe mars të këtij viti, në fabrika të ndryshme në qarkun e Durrësit.