“Sherri nisi në lokal, autori po pinte”, banori tregon kafen e fundit me viktimën në Bulqizë: E ngritën nga buka dhe e vranë me thikë jashtë shtëpie

Një tjetër dëshmi tronditëse është zbuluar sa i takon krimit të rëndë në Bulqizë, ku një i ri u vra. Ngjarja ndodhi mbrëmë në fshatin Homesh të Bulqizës.

Gazetari ka siguruar  dëshminë e një prej bashkëfshatarëve të viktimës dhe autorit. Ai tha se pak para se të ndodhte krimi kishte pirë kafe me viktimën, Dritan Manjanin.

“Ishin duke ngrënë, duke pirë 5 veta. Unë piva një kafe me të ndjerin, por unë u largova dhe e lash të ndjerin në lokal.

Autori ishte me 4 veta të tjerë duke ngrënë meze e duke pirë birra

 

 

Se di se çfarë ndodhi më pas. Ai nuk u bashkua me ata, por ishte tavolinë tjetër. Thonë se ka nisur konflikti në lokal, por aty kanë ndërhyrë dhe i kanë ndarë. Më pas viktima, rreth orës 9 e gjys e kanë thirrur te shtëpia.

Ai ishte duke ngrënë bukë dhe kur ka dalë i kanë shtirë me thikë dhe jo me kaçavidë siç kanë thënë. Kaq kisha unë”, thotë i prekur një prej banorëve të fshatit.