Sherri me thika në Shkodër plagos 33-vjeçarin, policia në kërkim të autorit (EMRI)

Pjetër Guraleci ka mbetur i plagosur pasditën e sotme në Shkodër. 33-vjeçari u godit me nga shtetas i identifikuar si V.D në sheshin “Prek Cali” pas një konflikti për motive të dobëta.

Sipas informacioneve paraprake nga Policia, shtetasi V. D. dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin Pjetër Guraleci, 33 vjeç. I plagosuri është transportuar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij incidenti.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet intensive për kapjen e autorit të dyshuar, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes pas kryerjes së krimit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 18:30, në sheshin “Prek Cali”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi V. D. dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin P. G., 33 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të saj.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar.