Sherr tek “Lollipop” në Palasë, ka të plagosur! A u përdor arma?

VLORË- Palasa edhe këtë verë nuk gjen qetësi. Ashtu si në vitet të mëparshme, festat që nisin si argëtim përfundojnë në sherre dhe me të plagosur. Një situatë e tillë raportohet të ketë ndodhur në të gdhirë të mëngjesit të sotëm, në klubin e natës “Lollipop” në Palasë.

LEXO EDHE: “Dëgjuam krisma, njerëzit vraponin të tmerruar, u plagosën”/ Sherr masiv tek klubi “Lollipop” në Palasë! Policia: Konflikt fizik mes dy grupeve

Dy grupe me djem, janë konfilkuart ashpër me njëri tjetrin duke sjellë panik dhe frikë tek të gjithë të pranishmit në klubin e natës “Lollipop” në Palasë. Ngjarja ka ndodhur kur i ftuar ka qenë Ylli Limani dhe grupi “Three Dots”.

Replikë.al mëson se dy grupe djemsh janë përplasur me njëri-tjetrin me sende të forta si gota, shishe. Mirëpo nuk dihet ende nëse pas përplasjes ka pasur persona të plagosur me armë zjarri, pavarëisisht se dëshmitarët kanë deklaruar se kanë dëgjuar krisma.

Të gjithë ata që kanë qenë të pranishëm kanë tentuar të dilnin për të shpëtuar nga plumbat dhe për pasojë janë lënduar pasi janë përplasur me njëri-tjetrin.

Nuk dihet ende shkaku i këtij sherri dhe nga ana e Policisë Vlorë nuk ka asnjë njoftim zyrtar për ngjarjen.