Sherr me thikë në Sarandë, 37-vjeçari përfundon në Spitalin e Traumës

Një 30-vjeçar është arrestuar në qytetin e Sarandës për ushtrim dhune.

Sipas policisë, ai ka goditur me thikë një 37-vjeçar duke i shkaktuar plagë të rënda.

I lënduari është transportuar drejt Spitalit të Traumës dhe po mbahet nën kujdesin e mjekëve.