Sherr me thika në Tiranë, plagoset 24-vjeçari

TIRANË- Pas një përplasjeje fizike, një 24 vjeçar është plagosur me thikë në Tiranë. Policia thotë se i plagosuri është një 24-vjeçar.

Autori pas ngjarjes është larguar menjëherë, ndërkohë policia ka ngritur pika kontrolli për të bërë arrestimin e tij.

Aktualisht nuk dihen ende motivet e përplasjes, ndërsa i plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.