Sherr me thika në Tiranë, humb jetën 20 vjeçari

 

Një 20-vjeçar ka humbur jetën gjatë orëve të natës në Rrugën e Dibrës në kryeqytet, pranë gjimnazit “Partizani”.

Mësohet se shtetasi me iniciale S.T është qëlluar me thikë pas një sherri i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital. Shtetasit Ensi Maze dhe Axel Hoxhaj kanë goditur me mjet prerës shtetasin Stivën Toshkëzi, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

 

Njoftimi i plotë
“Më datë 18.04.2023, rreth 00:35, në rrugën “4 Dëshmorët”, në afërsi të gjimnazit “Partizani”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasit E. M., 18 vjeç, dhe A. H., 18 vjeç, kanë plagosur me mjete prerëse shtetasin S. T., 20 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital”, raporton policia. Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

 

Lajmi në përditësim…..