Sherr me thika në një lokal në Laprakë, 42-vjeçari godet 3 persona dhe largohet nga vendi i ngjarjes, policia jep detajet

Tre persona kanë mbetur të plagosur pas një sherri në një lokal në Tiranë.

Policia bën me dije se në një lokal në Laprakë, shtetasi Elton Mergjyshi, 42 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasit V. Rr., 64 vjeç, R. Rr., 40 vjeç dhe shtetasin M. M., 47 vjeç.

Si pasojë 3 shtetasit janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.

Shërbimet e Policisë po kontrollojnë në zonë për kapjen e autorit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Check Also

Tirana pa spektatorë, Artan Pogoni: Ishte shkak-pasojë, lojtarët e Vllaznisë shkuan të provokonin tifozët e Tiranës”!

Tirana është dënuar nga Komisioni i Disiplinës për t’i zhvilluar pa tifozë për gjithë pjesën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *