EMRAT/ Sherr me armë mes 3 personave në Vorë! 34 vjeçari i plagosi me thikë vëllain, ushtaraku nxjerr armën e shërbimit dhe e qëllon

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar mesditën e sotme në Vorë. Mësohet se shkak është bërë konflikti mes tre personave.

 

Burime për Replikë bëjnë me dije se Ergest Hoxha plagosi Klejdi Muzhaqin me thikë në krah, vëllai i këtij të fundit.  Ermal Muzhaqi 27 vjeç me profesion ushtarak ka nxjerrë armën dhe ka plagosur agresosin e të vëllait.

Njëri prej të plagosurve është Erges Hoxha. Ndërkohë policia ka arrestuar autorin e plagosjes me armë zjarri.