Sekuestrohen mbi 99 mijë euro në autobusin e linjës Bari-Durrës, në pranga 37 vjeçari

Një 37 vjeçar është vënë në prangat e policisë Kufitare pasi po tentonte të fuste një shumë të madhe parash të padeklaruara. Sipas policisë mësohet se i ndaluari është Elson Rrodhe, i cili kishte fshehur një shumë të madhe parash (euro) në tavanin e autobusit të linjës Bari-Durrës, me qëllim që të mos i deklaronte në hyrje të RSh-së, arrestohet në flagrancë 37-vjeçari (drejtuesi i autobusit).

Në cilësinë e provës material janë sekuestruar 99 700 euro të ndara në 8 paketime. Gjatë operacionit, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, një autobus tip “Scania” i linjës Durrës-Bari-Durrës.

Gjatë kontrollit të imtësishëm në autobus, me metoda bashkëkohore, në pjesën e tavanit, janë gjetur 8 paketime me kartëmonedha në euro, gjithësej 99 700 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.