Sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës/ “Siguruan 409 mln lekë nga faturat e falsifikuara”, provat e SPAK që nxorën ‘zbuluar’ Mërtirin dhe Zoton

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me vendimin e SPAK për sekuestrimin e inceneratorin e Tiranës. Gazetarja Klodiana Lala në një lidhje live për News24 raportoi se vendimi është marrë pas 3 vitesh hetimesh.

Mes të tjerash ajo renditi disa nga faktet mbi të cilat është mbështetur SPAK, që çoi në përfundimin se pronarë të inceneratorit të Tiranës janë Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.

Ata dyshohet se përmes faturave të falsifikuara të TVSH kanë marrë rreth 409 milionë lekë.

“Pas tre-vjeçare hetimesh, Prokuroria e Posaçme vendosi që të sekuestrojë kompaninë që administron inceneratorin e Tiranës. U provua se pronarë të këtij inceneratori ishin Mërtiri dhe Zoto. Ata kanë përdorur shoqëri apo persona të tjerë për të fshehur gjurmët. Kjo kompani është në fakt degë që rrjedh nga shoqëria mëmë e krijuar në Holandë. Mirel Mërtiri dhe Zoto janë pronarë të këtij inceneratorët. Në këto tri vite që është folur për aferën e inceneratorëve, Zoto dhe Mërtiti nuk përmendeshin se ishin pronarë.

Ata kishin arritur që të kalonin në pronësi kompani të të tjerëve.