Seanca për inceneratorin e Elbasanit shtyhet për herë të katërt, mungon avokati

Ka dështuar për herë të katërt seanca për inceneratorin e Elbasanit.

Mësohet se shkak për shtyrjen kësaj here është bërë mungesa e avokatit të Klodian Zotos dhe Jonida Zeqo. Kjo e fundit është shpallur në kërkim.

Në këtë proces, janë në akuzë 10 ish-zyrtarë dhe dy kompani, me dyshimet për korrupsion aktiv, shpërdorim të detyrës dhe pastrimit të parave.

Midis të akuzuarve, të dorëzuar nga SPAK për inceneratorin e Elbasanit, është edhe ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, i cili në fakt nuk është i akuzuar vetëm për inceneratorin e Elbasanit, por edhe për inceneratorin e Fierit.