Seanca për Fredi Belerin/ GJKKO i rrëzon kërkesën për përjashtim të trupës gjykuese
- 7 November, 2023
GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Fredi Belerit për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka si dhe të gjithë trupës gjykuese.
Në seancën e zhvilluar sot për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë që dëshmia e Arsen Ramës të bëhet me dyer të mbyllura.
Ndërkohë dëshmitë e tjera do të mbahen me dyer të hapura. Sipas prokurores Dorina Bejko, Arsen Ramës i është dëmtuar në Vlorë makina e tij dhe e bashkëjetueses dhe se rasti është referuar nga policia e Vlorës.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ