Sarandë/ Dhunoi të bijën e mitur, nëna përfundon në prokurori

Një denoncim i publikuar dje për një 30-vjeçare që dhunon vajzën e mitur pasik nuk e ka mbrojtur përballë komenteve fyese, ka sjellë reagimin e Policisë së Shtetit.

Në një njoftim për mediat, PSH thotë se gruaja është duke u ndjekur penalisht nga autoritetet. Denoncimi i djeshëm nga JOQ Albania përfshinte edhe pamjet e rënda të dhunës, ku një e afërme filmonte gruan duke shtuar se kjo nuk ishte hera e parë. Sipas dëshmisë shtetasja B.C është e divorcuar dhe jeton me familjarët e saj, dhe ka dhunuar të bijën pasi asaj i kanë thënë që “mamaja jote ka të dashur” dhe ajo nuk i është përgjigjur “siç duhet”. 

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin D. M., 47 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur me një mjet prerës (thikë) dy shtetase, në fshatin Peshkëpi, Vlorë.

Nisur nga pamjet filmike të publikuara ditën e djeshme, në rrjete sociale, për rastin e dhunimit të një vajze nga nëna e saj, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Dhuna në familje”, në ngarkim të shtetases B. Ç., 29 vjeçe, banuese në Borsh, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së saj të mitur.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme“, thuhet në njoftimin e Policisë, teksa më tej bëhet me dije se një 47-vjeçar është shpallur në kërkim pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur me një mjet prerës (thikë) dy shtetase, në fshatin Peshkëpi, Vlorë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin D. M., 47 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur me një mjet prerës (thikë) dy shtetase, në fshatin Peshkëpi, Vlorë.