Saga e gjakmarrjes Nikulaj-Lestakaj
Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj që u ekzekutua në lokalin e tij, pretendohet se mund të jetë shkaktuar nga hesape të lëna pezull më përpara. Mosmarrveshjet midis fiseve Nikulaj-Lestakaj, ka nisur në vitin 1997 dhe vijon ende, ku thuhet se Ardian Nikulaj ka kërkuar pajtim, por është refuzuar nga pala tjetër. Me sa duket situata është tepër delikate dhe është shumë e vështirë të gjehet një urë komunikimi mes dy fiseve.
Planifikimi është mbuluar me kakofoni fotosh e videosh nga grupi hetimor që nga fillim. Referime të ndryshme mbi Kanunin thuhet se , gjaku lahet vetëm nga familja dhe jo nga vrasës me pagesë sic ishte në këtë rast.
Vrasja e biznesmenit mund të jetë hakmarrje për konflikte të krijuara tani ose të mëparshme, por nuk duhet të quhet gjakmarrje. Në rastin konkret mënyra e ekzekutimit të Nikulajt është shumë e qartë që vjen nga histori mosmarrveshjesh mdisi tij dhe Edmond Haxhisë.
Gjithashtu pavarësisht se në vendin tonë ka pasur raste kur kanuni është shkelur në veri, ku janë vrarë gra fëmijë, apo njerëz në besë, në rastin e Nikulaj, të paktën sipas, gjaku merret nga vrasës me porosi.