Drejtoria e Standarteve Profesionale nuk ka gjetur shkelje e parregullsi në kryerjen e detyrës për 12 shefat e strukturave vendore të krimit ekonomiko-financiar.
Ata janë rikthyer në detyrë 30 ditë pasi Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Muhamet Rrumbullaku i pezulloi.
Kujtojmë se ata u pezulluan nga detyra për mospërmbushje të detyrave në luftën kundër evazionit fiskal dhe korrupsionit.
Struktura e re synon riorganizimin e uniformave blu, përfshirë rindarjen e zonave policore dhe fuqizimin e sektorëve problematikë.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ