Rrjedhja e gazit në Shkozë, arrestohet pronari i karburantit dhe dy punonjësit! Tuba u ça në mungesë të kushteve të sigurisë

Pronari i karburantit në Shkozë dhe dy punonjës janë vënë në pranga nga Policia e Tiranës, pasi shkelën rregullat mbi lëndët plasëse dhe djegëse dhe si pasojë u dëmtua një tub i cili shkaktoi rrjedhje gazi në një karburant në rrugën “Sadik Petrela”, në Shkozë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit A. Ç., 58 vjeç, (administrator në një subjekt), Xh. R., 38 vjeç, (menaxher i subjektit), dhe M. H., 54 vjeç, (shofer), të tre banues në Tiranë.

Shtetasi Xh. R., menaxhon një subjekt në rrugën “Sadik Petrela”, të palicensuar për tregtimin e hidrokarureve. Ditën e djeshme, shtetasi M. H., duke parkuar automjetin autocisternë në këtë subjekt, ka dëmtuar një tub dhe si pasojë është shkaktuar rrjedhje gazi. Shtetasi A. Ç., administrator i këtij subjekti, ka përdorur pajisje të cilat nuk plotësojnë kushtet thelbësore të sigurisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Lajmi në përditësim…