Rrëshen/ Plagosen me thikë dy të rinjtë, dyshimet e para

Dy të rinj në Rrëshen kanë plagosur njëri-tjetrin pas një debati banal që kanë pasur mes tyre.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në shtëpinë e njërit prej të plagosurve. Të rinjtë kanë debatuar më pas kanë përdorur edhe thikat duke plagosur njëri-tjetrin.

Aktualisht të rinjtë janë dërguar në spitalin e Rrëshenit ku po marrin mjekimin e nevojshëm mjekësor.

Mirditë / Informacion paraprak

Në Rrëshen, shtetasit N. Gj. 19 vjeç dhe K. V. 20 vjeç ( kushërinj), dyshohet që për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht si dhe kanë plagosur me mjet prerës (thikë) njëri – tjetrin.

Si pasojë e dëmtimeve fizike të marra, ndodhen në spital për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.