Rinas/ Po largohej nga Shqipëria me pasaportë diplomatike false, arrestohet 57-vjeçarja

Një 57-vjeçare ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se tentoi të kalonte përmes Rinasit me pasaportë diplomatike dhe dokumente false

Njoftimi:

Arrestohet një 57-vjeçare, pasi tentoi të dilte nga vendi ynë, me pasaportë diplomatike dhe me dokumente pune të dyshuara të falsifikuara. Shpallet në kërkim një shtetas që dyshohet se ka ndihmuar 57-vjeçaren, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

– Në dalje të Republikës së Shqipërisë, është arrestuar në flagrancë shtetasja D. I., 57 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi tentoi të kalonte kufirin me disa dokumente të dyshuara të falsifikuara (pasaportë diplomatike dhe dokumente pune), të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu për këtë rast u shpall në kërkim shtetasi H. P., 57 vjeç, pasi dyshohet se ka ndihmuar shtetasen D. I., për të kaluar kufirin, në kundërshtim me ligjin. Vijon puna për kapjen e këtij shtetasi.