Reshje shiu në gjithë vendin! Rrezikohet përmbytja e banesave në Rrëshen! Bllokohet aksi Skuraj-Burrel nga rënia e gurëve

Reshje të shumta shiu kanë përfshirë vendin tonë që prej orëve të para të mëngjesit, duke krijuar kështu edhe problematikat e para.

 

 

Në Rrëshen dhe rrezikohet përmbytja e disa banesave. Nga pamjet duket një rritje e madhe e nivelit të ujit. Raportohet se është bllokuar aksi Skuraj-Burrel për shkak të rënies masive të gurëve. Zjarrfikësit dhe Emergjencat Civile janë në terren.

Në Tiranë reshjet e shiut kanë nisur me intensitet që orët e para të mëngjesit. Për pasojë disa rrugë janë të mbushura me ujë, ndërsa niveli Lanës është rritur në zonën e Pallatit me Shigjeta. Kryebashkiaku Erion Veliaj u bën thirrje qytetarëve që të evitojnë lëvizjet e panevojshme.

Në Durrës ka prani të madhe të ujit pranë stadiumit të futbollit ‘Niko Dovana’ dhe te rruga ‘Egnatia’ që të çon në Currila.

Lajm ne perditesim..