Lidhur me ngjarjen e rende burime nga grupi hetimor bejne me dije se autori i ngjarjes nuk ka dhene ndonje deshmi ndihmuese sa i perket arsyes se pse e ka mbajtur peng 28-vjeçaren, por dyshohet se shkak ka qene xhelozia. Ngjarja eshte hetuar fillimisht pasi 2 motrat e 28-vjeçares kane cuar ne nje spital privat vajzen e cila fillimisht ka qene ne gjendje kritike per jeten. Tashme gjendja e saj eshte permiresuar, nderkohe policia eshte lajmeruar nga mjeket te cilet kane verejtur shenja dhune dhe me pas policia ka nisur hetimet. Sa i perket autorit ai nuk rezulton te kete precedent te meparshem penal, teksa ne kete ngjarje eshte ndihmuar nga kunati dhe shoket te cilet jane munduar edhe te fshehin ngjarjen. Autori eshte arrestuar mengjesin e sotem dhe pas kontrollit qe i eshte ushtruar ne banese policia ka zbuluar se eshte perdorues i lendeve narkotike, ku jane gjetur edhe disa sende me te cilen ka dhunuar 28-vjeçaren. Dy te rinjte bashkjetonin prej pak kohesh dhe me heret raportohet se nuk kane pasur konflikte.