Autori i masakrës së djeshme Dan Hutra i cili plagosi dhe vrau 6 gra u arratis për disa orë.
U desh ndërhyrja në kohë e policisë, shmangu ndoshta një vrasje tjetër të planifikuar nga Dan Hutra në zonën e Sharrës në Tiranë.
Pasi ekzekutoi tri gra dhe tre të tjera i plagosi në Paskuqan dhe Bathore, Hutra udhëtoi me makinë në drejtim të Sharrës
Referuar deklarimeve të banorëve, raporton se Hutra që para se të ngjitej në kodrën ku arrestua ka blerë cigare dhe molto në një dyqan aty pranë.
“Ai qëndroi i fshehur, dhe në tentativë për të realizuar vrasjen e katërt, ashtu sikurse e kishte planifikuar. Ai ka ardhur këtu ka ngrënë vetëm molto dhe ka pirë cigare.
Një banor e ka parë autorin të futej tek një dyqan ku ka blerë cigare dhe molto dhe më pas është ngjitur në këtë kodër. Nuk ka pasur asnjë pendesë para grupit hetimor”, tha ai.