Reagon shefi I IT-së Ervin Muça,hedh poshtë akuzat për vjedhjen e TIMS-it. A financohen shpifjet nga Irani?!

Drejtuesi i Departamentit të It-së, në Policinë e Shtetit, Ervin Muça i akuzuar nga opozita se ka ndërhyrë në serverin e sistemit TIMS, ka reagur lidhur me të gjitha deklaratat kundër tij.

 

Muça i ka quajtur të gjitha akuzat gënjeshtra. Muça thotë se po siguron të dhënat, ndërsa flet edhe për një sabotim.

 

Reagimi i plotë:

Bari ka ngjyrë blu, – tha gomari. Ai që I thoshte e ke gabim, është I gjelbër, -dënohej, ndërsa gomari vazhdonte të pëlliste I lumtur për “fitoren”.

Unë nuk kam dashur prej aq javësh të hyj në debat me asnjë gomar gënjeshtar. Por detyrimi  ndaj publikut, ndaj detyrës, respektit ndaj vetes, miqve,kolegëvë, më shtyn të mbaj këtë qëndrim të hapur për të gjithë baltën, shpifjen, akuzat ngitur si tym në sy, e shpërndarë andej- këtej, ku mund të gjendet ndonjë gremç për t’u kapur.

 

  1. Akuzohem, unë Drejtues i lartë i Policisë së Shtetit, se paskëm marrë të dhënat e sistemit TIMS në një USB!!!  GËNJESHTËR! GËNJESHTËE! GËNJESHTËR!! Të dhënat e sistemit TIMS , as janë transferuar as janë tjetërsuar. Porositësve për endjen  për endjen e rrjetave të shpifjeve, u them vetëm magjitë në tëknologji, nuk funksionojnë dhe nuk do kthehen kurrë.
  2. Kur unë marr besimin për kryerjen e një detyre nuk nis punën duke menduar “ si do e përfitoj” por si do të shërbëj, është punë edukate, morali ndershmërie dhe burrërie. Nuk e di a I kanë këta karakteristika enndësit e rrjetave të shpifjeve. Si drejtues i Lartë i Policisë , që në ditën e parë kam kërkuar informacion për çdo hallkë, pjesëz dhe segment që ka lidhje me përgjegjësitë e mia. Kjo është mënyra për të dhënë më të mirën, për të mbajtur drejt peshën që të është ngarkuar, e për të siguruar te dhenat qe mbajne sistemet.

Një ndër procedurat kryesore  me punën e përditshme të sistemeve është back-up. Jetike për qëndrueshmërinë e sistemeve dhe rikthimin në funksion, në rast sulmesh dhe fatkeqësish            (kujtoj  sulmin kibernetik iranian, ku sistemet tona u ringritën pas asistencës së pakushtëzuar nga DART I Microsoft dhe partnerët tanë strategjikë SHBA).

Pikerisht për këtë, unë në vijimësi kam kërkuar informacion  mbi mënyrën e kryerjes së proçedurës së back-up, një proçedurë aq e domosdoshme dhe e rëndësishme nuk ishte kryer siç duhet. Kërkova të ribëhej. Dhe… vini re: si përgjigje kam marrë sabotimin . Sigurisht që jam aq I përgjegjshëm sa të mos I bëj publike këtu në këtë reagim emrat sabotues që guxuan të cënojnë detyrën, betimin,integritetin dhe qëndrueshmërinë e sistemeve, por patjetër që po përgatis raportin tim për eprorët dhe organe të tjera ligjzbatuese.

  1. Unë sot tani, me këdo përballë, specialist I mirëfilltë, apo dhe autodidakt mëdiatik, jam gati te shkoj në institucionet tona hetuese, dhe sigurisht që një ditë do të shkojmë, për të provuar katërcipërisht se puna ime, nuk ka kaluar kurrë asnjë milimetër përtej përgjegjsive që më ngarkon detyra, e jo më të bëhem aktor filmash 007 me “vjedhje” materialesh mijëra TB në USB xhepi. Duhet të jesh shumë injorant të shkruash këtë, dhe kush e di sa injorant të ndërtosh skenarë të tillë.
  2. Në fakt nuk është vetëm njollosja e emrit tim ajo që më shqetëson. Është mbi të gjitha, mundësia se endësit e këtyre rrjetëzave të shpifjeve, mund t’ia hdhin pa lagur, duke fshehur të vërtetën dhe qëllimet e tyre të vërteta. Por për dijeni, po u kujtoj të gjithëve një fjalë të Budës:Ka dy gabime për rrugën e të vërtetës, të mos I shkosh deri në fund dhe të mos nisesh. Unë tashmë jam nisur. Deri sot gjithçkaje I kam shkuar deri në fund.