Raporti vjetor i Prokurorit të Përgjithshëm/SPAK i vendosur për arritje më të mëdha
Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela në seancën e sotme plenare ka dhënë detaje në lidhje me raportin e punës së këtij institucioni gjatë këtij viti. Çela në fjalën e tij është shprehur se ka një rritje konstante përsa i përket personave të dënuar.
RAPORTIT VJETOR TË PROKURORIT TË PËRGJITHSHËM
“MBI GJENDJEN E KRIMINALITETIT PËR VITIN 2022”
Përgjatë vitit 2022 në të gjithë nivelet e prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm ka vijuar krijimi i vakancave të përkohshme dhe të përhershme deri në 42 % të prokurorëve (rivlerësimi kalimtar). Megjithë problemet e krijuara nga këto mungesa të theksuara në organikë, prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm kanë ushtruar me përgjegjësi kompetencat bazuar në kuadrin ligjor në fuqi, rekomandimet e institucioneve kushtetuesedhe ndërkombëtare, si dhe në prioritetet e shtetit shqiptar që rrjedhin nga procesi i integrimit me Bashkimin Europian.
- Treguesit kryesorë sipas fazave të procedimit penal
- Treguesit e hetimeve paraprake, krime/kundravajtje, pesha dhe tendencat e tyre
-Gjatë vitit 2022, organi i prokurorisë në hetimet paraprake ka trajtuar 61114 materiale. Janë ndjekur gjithsej 48315 procedime penale, që përbëjnë një rritje prej 1,69 % në krahasim me vitin 2021, nga të cilat janë25737 procedime penale të regjistruara, me një ulje prej 9,27 % në krahasim me vitin 2021. Janë mbartur 21883 procedime penale me rritje prej 20,21% krahasuar me procedimet e mbartura në vitin 2021. Është vendosur mosfillimi i procedimit për 12799 referime dhe kallëzime penale.
Numrin më të madh të procedimeve e ka regjistruar Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë me 33,88 %të numrit total të procedimeve të regjistruara në shkallë vendi.
–Në vitin 2022, përqindjen më të ulët të kriminalitetit për 100.000 banorë e ka qarku Berat, ndërsa përqindjen më të lartë e ka qarku Gjirokastër. Sa i përket tendencës, vërehet se rritjen më të lartë e ka qarku Shkodër me 10,64 %, ndërsa qarku Berati cili ka koeficient të kriminalitetit nën mesataren kombëtar rezulton me ulje 25,09 % krahasuar me vitin 2021.
Ndër grup-veprat penale me numrin më të lartë të procedimeve të regjistruara, evidentohet se-veprat penale kundër rendit dhe sigurisë publikepërbëjnë numrin më të lartë të procedimeve penale të regjistruara me 29,45 %, por me njëulje 7,53 % krahasuar me vitin 2021. Veprat penale vjedhja e pasurisëpërbëjnë 26,16 % të numrit të përgjithshëm të procedimeve të regjistruara, të cilat kanë ulje 14,87 % krahasuar me vitin 2021; –veprat penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes 6,08 %,me një rritje prej 4,89 % në krahasim me vitin 2021; –veprat penale që cënojnë regjimin juridik të tokës me 5,05 %, qëkanë ulje 33,62% të numrit të procedimeve të regjistruara në krahasim me vitin 2021;
2.Ngritja e përfaqësimi i akuzës në gjykatë dheekzekutimi i vendimeve penale
-Gjatë vitit 2022 nga prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë është ngritur dhe përfaqësuar akuza në gjykatë në emër të shtetit për 11006çështje (rritje prej 4,75% në krahasim me vitin 2021) me 12958 të pandehur (rritje prej 4,90 % në krahasim me vitin 2021), të cilat përbëjnë 66.87 % të totalit të çështjeve në raport me çështjet e pushuara. Gjithashtu, janë paraqitur në gjykatë 13138 kërkesa për caktimin e masave të sigurimit personal (me ulje9,84 % në krahasim me vitin 2021).
-Në vitin 2022në prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë është urdhëruar ekzekutimi i 9,146 vendimeve gjyqësore penale të formës së prerë (ulje 17,84 % krahasuar ne vitin 2021), janë ekzekutuar 4897 vendime penale dhe kanë mbetur pa u ekzekutuar 3806 vendime.
II.Efiçenca në përfundimin e ndjekjes penale dhe e kërkesave në gjykatë
- Efiçenca në hetimet hetimet paraprake dhe ndjekjen penale
-Gjatë vitit 2022janë përfunduar 25853 çështje, me rritje të lehtë nga 2021, prej të cilave: 42,49 % janë dërguar për gjykim, 25,30 % janë pushuar, 30,03 % janë pezulluar.
-Janë dërguar 254 kërkesa për miratim urdhri penal, me 265 të pandehur ose krahasuar me vitin 2021 me ulje 3,79 % të kërkesave dhe ulje 1,49 % të pandehurve, -Janë dërguar 265 kërkesa për miratim të marrëveshjessë fajësisë, me 268 të pandehur ose krahasuar me vitin 2021me ulje 49,04 %numrit të kërkesave për miratim marrëveshjesi dherefuzimi i miratimit të marrëveshjes dhe pushimi i çështjes në 5 raste ose me ulje 44,44% krahasuar me vitin 2021.
-Është kërkuar gjykimi i drejtpërdrejtë për 245 çështje me 247 të pandehur, që krahasuar me vitin 2021, përbëjnë ulje prej 11,87 % të numrit të çështjeve për të cilët është kërkuar ky lloj gjykimi.
-Gjatë vitit 2022, janë dërguar në gjykatë për pushim 5440 çështje, me rritje 16,09 % krahasuar me vitin 2021, prej të cilëve 41,91% janë pushuar për mungesë fakti. Nga të dhënat rezulton se për 140 çështje gjykata ka vendosur kthimin e akteve dhe vazhdimin e hetimeve ose me ulje 2.78 % krahasuar me vitin 2021, ndërsa për 6 çështje ka vendosur kthimin e akteve dhe urdhërimin e formulimit të akuzës, shifër e njëjtë me vitin 2021.
-Gjatë vitit 2022, gjithashtu, është vendosur pezullimi i hetimeve për 7762 procedimepër shkak se autori nuk njihet apo nuk është zbuluar autori i veprës penale ose me ulje prej 12,43 % e çështjeve të pezulluara krahasuar me vitin 2021.
Në tre vitet e fundit ka një rritje konstante të të pandehurve me arsim të mesëm, nga 40 në 44%, ulje të atyre me arsim 8-vjeçar nga 51.1 në 44.2% si dhe ulje e të pandehurve të papunë nga 71.38% në 65.14%.
- Efiçenca në kërkesat për gjykim dhe përfaqësimin e çështjes/akuzës në gjykatë
-Në lidhje me vendimet e gjykatës, nga të dhënat statistikore në vitin 2022 rezulton se janë dënuar 10546 të pandehur dhe për 217 të pandehur është dhënë vendim për deklarimin të pafajshëmqë zënë 2 % të personave të dënuar ose krahasuar me vitin 2021me rritje 14,53 % e numrit të pandehur të dënuar dhe është shifra më e lartë në 5 vitet e fundit.
Sipas të dhënave statistikore në vitin 2022urdhrat e prokurorëve për ekzekutim e vendimeve penale janë:-31,09 % për dënimet me burgim, gjobë e dënime plotësuese, dhe 68,91 % për dënime alternative të dënimit me burgim. Ka një tendencë të rrijtes së dënimeve me gjobë nga 36 në 38%, si dhe të dënimeve me maksimumin e dënimit me burgim. Rritje konstatohet edhe për dënimet alternative me 19.2%.
- Efektiviteti i ndjekjes penale përdisa grupvepra penale me tendencë në rritje ose në ulje sipas shtrirjes gjeografike, në vitin 2022
i)Prokurorët në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm në bashkëpunim me shërbimet e policisë gjyqësore në Policinë e Shtetit dhe agjencitë e zbatimit të ligjit, kanë rritur rolin aktiv në kryerjen e hetime proaktive dhe/ose me përdorim të mjeteve të posaçme të hetimit, në kuadrin e 573 procedimeve penale ku janë arrestuar në flagrancë apo ndaluar 585 persona.
ii)Për veprat penale të korrupsionit në kompetencë lëndore të prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm, efiktiviteti vijon dukshëm i lartë,91,35 %e çështjeve janëdërguar për gjykim dhe 8,65 %e çështjeve janëpushuar. Referuar të dhënave statistikore për këtë grupvepra, janë regjistruar 262 procedime penale me 201 të pandehur dhe 169 procedime me 187 të pandehur janë dërguar për gjykim, ose krahasuar me vitin 2021 me rritje 162 % të numrit të procedimeve të regjistruara,rritje 212.9 % të numrit të procedimeve, rritje 114.9 % të numrit të pandehurve të dërguar për gjykim, si dhe me rritje mbi 3.7 herë (nga 19 në 91) të numrit të personave të dënuar për vepra penale kundër korrupsionit.
Prokurorët kanë rritur rolin aktiv në kryerjen e hetime proaktive dhe/ose me përdorim të mjeteve të posaçme të hetimit në 61 procedime penale për veprat penale të korrupsionit dhe që lidhen me detyrën ose me rritje 3.3% të numrit të këtyre procedimeve krahasuar me vitin 2021. Këto procese kanë çuar në arrestimin në flagrancë apo ndalimin e 58 personave të dyshuar për kryerjen e veprave penale në kompetencë të prokurorive me juridiksion të përgjithshëm ose krahasuar me vitin 2021 me rritje 45 % të numrit të personave të arrestuar në flagrancë apo të ndaluar për këtë grupvepra penale.
Nga 61 referime/procedime penale të transferuara nga prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm dhe të pranuara nga Prokuroria e Posaçme, janë regjistruar 30 procedime penale për vepra që lidhen me korrupsionin në nivele të larta ose vepra penale që lidhen me detyrën të transferuara për kompetencë dhe të pranuara nga Prokuroria e Posaçme për këtë periudhë.
iii)Për veprat penale prodhimi/shitja dhe kultivimi i narkotikëve, ndjekja penale ka rezultuar efektive, për faktin se 67,35 %e çështjeve janë dërguar gjykim, dhe 32,65 % e çështjeve janë pushuar.Në këtë grupvepra vetëm vepra penale kultivimi i narkotikëve ka tendencë të ndjeshme në ulje prej 50.8 % e numrit të procedimeve, ndryshe nga viti 2021 që tendenca ishte në rritje prej 10.05 %. Tendenca në uljepër këtë vepër penalei përket prokurorisë Shkodër (ku janë regjistruar 12 % e numrit total), me ulje 22 %, si dhe ulje të ndjeshme kanë dhe prokuroritë Vlorë prej 62 %, e Krujë prej 52 %, analizuar kjo dhe me peshën e procedimeve të regjistruara në këto prokurori.
iv)Efektiviteti i ndjekjes penale ka vijuar i lartë lidhur me dhunën në familje, për faktin se 82.7 % e çështjeve janë dërguar për gjykim dhe 17.3 % e çështjeve janë pushuar. Ndërkohë, procedimet e regjistruara vijojnë në rritje prej 3,3 %, ndryshe ngaviti 2021që tendencaishte më e lartë në rritje prej 12,4 %. Janë dërguar për gjykim 1093 procedime me 1182 të pandehur, ose me rritje 5,4% të procedimeve dhe 5,6 % e të pandehurve të dërguar për gjykim, në krahasim me vitin 2021.
-Lidhur me ashpërsimin e politikës penale për veprën penale “Dhuna në familje” sipas nenit 130/a i Kodit Penal, të dhënat statistikore evidentojnë se: kërkesat e prokurorit lidhur me masat e sigurimit për persona që kanë kryer këtë vepër janë të ashpra, ku 87,7 % janë për masa sigurimi me arrest dhe për 12.3 % është kërkuar caktimi i detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore. Rezulton se 61.7 % e kërkesave janë për caktimin e dënimit me burg dhe 38.3 % e kërkesave janë për caktimin e alternativave të dënimit me burg ose me rritje 5,6 % të kërkesave për caktim e llojit të dënimit me burgim, krahasuar me vitin 2021.
4.Rritja e efiçencës së bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërkombëtarsi dhe rritja e efektivitetit në luftën kundër pastrimit të parave, krimeve financiare, dhe kryerjen e hetimeve pasurore, përgjatë vitit 2022 ka vijuar të jetë objektiv prioritar institucional dhenë përmbushje të rekomandimeve të institucioneve kushtetuese e ndërkombëtare
i)Referuar Raport Progresit për Shqipërinë, publikuar në qershor 2022, Komisioni i Ekspertëve KiE, i Moneyval për rekomandimin 38 ka bërë vlerësimin se: “Në fushën e ndihmës së ndërsjellë juridike, Shqipëria ka krijuar mekanizmat e nevojshëm për ekzekutimin e urdhrave të konfiskimit të huaj, ndarjen e aseteve të konfiskuara me vendet e huaja dhe dhënien e ndihmës për konfiskimet pa dënim…”, si dhe ka arritur në përfundimin se “Në përgjithësi, Shqipëria ka adresuar të gjitha mangësitë sipas R.38.
ii)Rezultat i një plani masash tre vjeçartë finalizuara në vitin 2022 është progresi në zbatimin e rezultateve immediate të planit të veprimit, ku evidentohen:
–Plotësimi dhe konsolidimi i sistemit elektronik PRESTO, sistem i menaxhimit të çështjeve të pastrimit të parave me të dhëna të përditësuara të të gjithë prokurorive, në zbatim të [rezultatit immediat (IO.7 pika 1)]të planit të veprimit.
Prokuroria e Përgjithshme dhe Prokuroria e Posaçme (SPAK) në zbatim të ligjit[3] dhe aktit të koordinimit ndërinstitucional[4], kanë vijuar bashkërendimin dhe koordinimin për një sistem raportimi unik me të dhëna statistikore të qëndrueshme dhe të besueshme periodike dhe vjetore 2020-2022, për treguesit lidhur me pastrimin e parave dhe sekuestrimin/konfiskimin e pasurive produkte kriminale nëpërmjet administrimit, shkëmbimit të informacionit, analizimit dhe raportimit të të dhënave periodike progresive në zbatim të planit të veprimit.
Këta tregues, në raport progresin e muajit maj 2022 nga grupi i ekspertëve të FATF/ICRG janë vlerësuar të adresuara gjerësisht (mbi nivelin e gjendjes “zonë gri”).
–Është rritur dukshëm efektiviteti në hetimin, ndjekjen penale, sekuestrimin e pasurive, dhe dyfishimi i akuzave të ngritura me kërkesat për gjykim për pastrimin e parave të dërguara në gjykatë, si dhe janë rritur dukshëm dënimet penale, në zbatim të rezultateve (immediate IO.7 pika 2)të planit të veprimit.
Në vitin 2022, për veprat penale në fushën e pastrimit të parave, janë dërguar për gjykim 27 procedime me 43 të pandehur, si dhe janë dënuar 34 persona. Këto tregues evidentojnë rritje 50 % (nga 18 në 27) të numrit procedimeve dhe me rritje 30.3 % (nga 33 ne 43) e numrit të pandehurve të dërguar gjyqit krahasuar me vitin 2021, si dhe janë dënuar 34 persona (27 persona dhe 7 persona juridik), ose me rritje 61.9 % të personave të dënuar krahasuar me vitin 2021.
Në vitin 2022 vetëm për veprën penale të pastrimit të parave sipas nenin 287 të K.Penal -16 procedime me 19 të pandehur janë dërguar për gjykim, si dhe -22 persona janë dënuar. Këto tregues krahasuar me vitin 2021, kanë, rritje 60 % të numrit të procedimeve dhe rritje 90 % të numrit të tëpandehurve të dërguara për gjykim, si dhe rritje 120 % të numrit të personave të dënuar për këtë vepër penale.
Këto tregues, në raport progresin e shkurtit 2023 nga grupi i ekspertëve të FATF/ICRG janë vlerësuar të adresuara gjerësisht (mbi nivelin e gjendjes “zonë gri”).
–Rritje dukshëm e hetimeve financiare paralele ose procedime/hetime pasurore përsekuestrimin dhe konfiskimin e produkteve kriminale, sipas tipologjive me vepra penale të huaja, bazuar në rrethana fakti objektive, në zbatim të (rezultatit immediat IO.8) planit të veprimit.
[1]Në zbatim të pikës 2 të Manualit të Monitorimit Vjetor dhe Periodik të miratuar me vendimin nr.134/2018 të Kuvendit të Shqipërisë, paraqesim raportin përmbledhës të Raportit Vjetor të Prokurorit të Përgjithshëm “Mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2022”
[2]Tek kjo shifër e materialeve të trajtuara përfshihen: procedimet e mbartura; procedimet e reja të regjistruara gjatë vitit 2022 për veprat penale të parashikuara në Kodin Penal dhe Kodin Penal Ushtarak; procedimet e rifilluara gjatë vitit 2022; si dhe vendimet e mosfillimit të marra gjatë vitit 2022.
[3] Shih, nenin 19 të ligjit nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar” i cili në pikan 1, shkronja “c” parashikon: “1. Sektori i dokumentacionit në Prokurorinë ePosaçme kryen këto detyra: c) i përcjell Prokurorisë së Përgjithshme…të dhëna statistikore sipas kompetencave të tyre”
[4] Shih, nenin 1 “Objekti” i Aktin e Koordinimit Ndërinstitucional datë 15 Dhjetor 2020 mes Prokurorit të Përgjithshëm dhe Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme.
[5] Koment: Në shifrën 22 përfshihen dhe 1 (një) i dënuar shtetasi ThK për nenin 287 K.Penal nga Gjykata e Apelit Vlorë që në mars 2022 ka ndryshuarvendimin gjyqesor penal nr. 110, datë 06.03.2018, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe deklarimin fajtor e dënimin e tij per nenet 186/1 e 287 të K.Penal dhe konfiskimin e pasurisë që nuk është pëfshirë në të dhënat statistikore, ndërsa Prokuroria e rrethit gjyqësor Korçë ka bëre raportim statistikor per 1 të denuar per vepren penale sipas nenit 287 të K.Penal më pas e ka raportuar si gabim material.